Nisur nga impenjimet me kombëtaret dhe mungesave të shumta si pasojë e këtyre të fundit, Zhoze Murinjo ka vendosur të anulojë seancat stërvitore për të gjithë pjesën e mbetur te javës.
Kjo është dhurata që tekniku portugez ka vendosur t’u bëjë lojtarëve të tij, si një mënyrë për të qëndruar pranë familjeve të tyre, për te udhëtuar, ose qoftë vetëm për të pushuar dhe rikuperuar energjitë për ndeshjet e radhës.
Pas pauzës së kombëtareve, Roma do të hyjë në një moment vendimtar për sezonin, ku është ende në garë për një vend në finalen e Ligës së Konferencës, finale që do të luhet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.