Një këshilltar i Edi Ramës ndan shtratin me një këshilltar të Lulzim Bashës. Kështu pretendon kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Duke folur për aleancën Rama-Basha kundër dyshes Berisha-Meta, Kryemadhi tha se dy këshilltarët ishin të dashur me njëri-tjetrin, por num përmendi emra.
“Ne e dimë shumë mirë që kompania izraelite menaxhoi të dyja fushatat bashkë me Ramën e Bashën, në 25 prill. Unë e kam ditur, kam qenë në një avion me një person të huaj, i cili më bëri të ditur që z. Basha ka të njëjtën kompani dhe këshilltari i Ramës me të Bashës ishin të dashur, ndanin shtratin së bashku”.