Kundërshtari i Putin, Navalny dënohet për mashtrim

Aktualitet

Publikuar: 22/03/2022

Kundërshtari i Putin, Navalny dënohet për mashtrim

Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexei Navalny është shpallur fajtor për mashtrim nga një gjykatë ruse. Prokurorët rusë po kërkojnë që Navalny-n të dënohet me 13 vite burg, me akuzat për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës. Navalny, 45 vjeç, u arrestua në janar 2021 pasi u kthye në Rusi nga Gjermania ku po shërohej nga helmimi me agjent nervor – diçka që ai fajëson Kremlinin dhe që autoritetet ruse e mohojnë.

Ai është një kritik i hapur i Presidentit Putin dhe po vuan një dënim prej tre vitesh e gjysmë për akuzat se vodhi 3.5 milion £ donacione për organizatat e tij politike, të cilat ai i mohon. Navalny doli përsëri në gjyq i akuzuar për akuza të reja mashtrimi muajin e kaluar, brenda burgut të sigurisë maksimale në lindje të Moskës, ku ai është i ndaluar.