Qindra mjete luftarake të ushtrisë ruse kanë mbetur rrugëve të Ukrainës, disa të braktisura dhe disa të shkatërruara.
Këtë mundësi nuk e kanë lënë t’u ikë nga duart banorët vendas. Një prej tyre është parë duke tërhequr me traktor një mjet të blinduar të ushtrisë ruse.
“Një rom ka vjedhur këtë tankun rus, dhe po e çon për skrap”, shkruan me humor një ukrainas që ka postuar videon në rrjetet sociale.
Megjithëse video nuk dihet se ku është filmuar, ajo duket autentike dhe aktuale për shkak se autoblindi është i markuar me shenjën “Z” që e kanë patur mjetet ruse të cilat hynë në Ukrainë.