Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, i plagosur rëndë një i ri

Pa Kategori

Publikuar: 27/02/2022

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, i plagosur rëndë një i ri

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset një i ri i moshës 25-30 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se i riu është gjendur i mbuluar me gjak në rrugë dhe është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Mjekët e kanë futur në sallën e operacionit pasi gjendja e tij paraqitet e rëndë.