FOTO LAJM: I veshur si rus, Koço Kokëdhima dhe badigardët e tij të armatosur sherr me tifozët në Sarandë

Pa Kategori

Publikuar: 27/02/2022

FOTO LAJM: I veshur si rus, Koço Kokëdhima dhe badigardët e tij të armatosur sherr me tifozët në Sarandë

Ish deputeti Koço Kokëdhima është shfaqur sot në Sarandë për të ndjekur nga afër sfidën e Kategorisë së Parë mes Butrintit dhe Apolonisë.

Ajo që ka rënë në sy gjatë prezencës së Koço Kokëdhimës ishte veshja e tij.

Siç shihet në foton e siguruar nga  Sarandanews.com, Kokëdhima është shfaqur në tribunë me një kapelë të modelit rus.

Një mesazh që tregon qartë se cilin krah mban ish deputeti i Parlamentit shqiptar në luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukraniës.

Është e qartë që me modelin rus që Kokëdhima ka zgjedhur të shfaqet ka treguar dhe pozicionin e tij që është në krah të diktatorit Vladimir Putin

Por nuk ka mjaftuar vetëm veshja “alla Putin” e Koço Kokëdhimës, pasi pas përfundimit të ndeshjes ai ka kryer akte dhune, duke u konfliktuar me tifozët sarandiot.

Burime për Sarandanews.com kanë bëre me dije se Kokëdhima ka qenë i shoqëruar në stadium me rreth gjashtë badigardë të cilët kanë qenë të armatosur.

Kokëdhima është konfrontuar së bashku me badigardët e tij të armatosur me tifozët sarandiot në fund të takimit ku kanë nxjerr dhe armët, duke rrezikuar jetët e shumë personave.

U desh ndërhyrja e një pjese të stafit të Butrintit dhe policisë për të ndarë njerëzit e armatosur të Koço Kokëdhimës, të cilët mund ta kthenin ndeshjen e futbollit, në një fund të pergjakshëm.

Duket se Kokëdhima është frymëzuar nga Vladimir Putin dhe në shembullin e këtij të fundit, ka krijuar sot incidente të rënda në stadiumit e Butrintit. (Sarandanews.com)