Prapaskena

Të shtëna armë dhe shpërthime, Ukraina bën thirrje për rezistencë, forcat ruse hyjnë në Kiev

Publikuar: 25/02/2022

Shpërthime dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në një lagje veriore të Kievit dhe në qytetin e vogël të Podyl, që njihet si qendra historike e Kievit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë për raporte ende të pakonfirmuara, sipas të cilave forcat ruse kaë hyrë në kryeqytet.

“Këmbësorët vrapuan për siguri dhe në zonën Obolonskyi u dëgjuan të shtëna me armë të lehta dhe shpërthime. Shpërthimet më të mëdha mund të dëgjoheshin deri në qendër të qytetit.”

Forcat ruse mbërritën fillimisht në periferi të Kievit të enjten, kur trupat me helikopterë sulmuan një aeroport jashtë qytetit, afër Obolonskyi. Kur mbërritën në Obolonskyi brenda qytetit, faqja e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook u bëri thirrje civilëve të rezistonin.

“Forcat ruse kanë hyrë në rrethin Obolon në Kiev, ku aktualisht po lufton ushtria ukrainase. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u kërkon banorëve që të mos dalin nga shtëpia dhe të përgatisin kokteje molotov. Rrethi është rreth 10 km nga qendra e Kievit.”

Më herët këtë të premte ka reaguar dhe Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov. Ai tha se Rusia ende nuk e njeh qeverinë aktuale në Ukrainë si demokratike dhe se presidenti Zelenskiy gënjen kur thotë se është gati të diskutojë statusin neutral të Ukrainës.



Më të lexuarat