Prapaskena

Bombardimet në Ukrainë! 57 humbje jete sot, ja numri i të plagosurve

Publikuar: 24/02/2022

Janë 57 persona që kanë vdekur dhe 169 të tjerë që janë plagosur, duke përfshirë lëndime luftarake dhe jo luftarake – pas sulmeve nga forcat ruse, tha të enjten Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko.

Duke folur drejtpërdrejt në kanalin televiziv 1+1 të Ukrainës, Lyashko tha se spitalet dhe punonjësit mjekësorë u sulmuan po ashtu sot duke plagosur disa prej tyre.

Sipas raportit të OKB-së 100 mijë persona janë larguar deri tani nga vendi.



Më të lexuarat