Shtëpia e Bardhë zbulon kushtin e vetëm që Biden të ulet në takim me Putin

Pa Kategori

Publikuar: 23/02/2022

Shtëpia e Bardhë zbulon kushtin e vetëm që Biden të ulet në takim me Putin

Presidenti Joe Biden nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një samit të përbashkët me liderin rus, Vladimir Putin.

Ky është mesazhi i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken anuloi takimin me ministrin e jashtëm rus, Lavrov, i parashikuar të mbahej ditën e enjte.

“Diplomacia nuk mund të ketë sukses nëse Rusia nuk ndryshon qëndrim”, u shpreh Psaki duke shtuar si kusht për mbajtjen e këtij takimi mes dy liderëve uljen e tensioneve, që në fakt nënkupton tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën.

Një ditë më parë, presidenti Biden shpalli sanksionet e reja ndaj Rusisë pas njohjes së pavarësisë së rajoneve në Donbas dhe vendimit të Dumës që lejoi dislokimin e trupave ruse jashtë territorit të vendit.