Prapaskena

Kokaina me imazhin e Escobar, gjykata liron nga burgu Klajdi Xibrakun

Publikuar: 23/02/2022

Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu, Klajdi Xibrakun, raporton për abcnews.al gazetari Leonidha Musaj. Ai është arrestuar për trafikun e kokainës nga Ekuadori, ndërsa me vendim të Apelit tashmë është i lirë. Pak javë më parë u lirua edhe bashkëpunëtori i tij, Erjon Peti.

Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit, prillin e vitit të kaluar. Erion Peti dhe Klajdi Xibraku nga Tirana, që të dy janë aksionerë të kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Masabi Fruits”, në kontejnerët e të cilës u gjet lënda narkotike.



Më të lexuarat