Një përplasje mes kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndodhur gjatë mbledhjes së sotme, ku ky i fundit po jep dëshminë e tij në këtë komision.
Përplasja ka ndodhur për shkak të një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Veliaj lexoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të ngarkuar kryetarin e bashkisë për zbatimin e buxhetit.
Veliaj: Bashkë jemi përballur edhe në gjykatë dhe ti je dënuar për shpifje
Tabaku: T’i je gënjeshtari më i madh në këtë vend.