Prapaskena

Bllako refuzon të përgjigjet në Komisionin Hetimor: Kam dëshmuar 5 orë në SPAK, çdo gjë përbën sekret hetimor

Publikuar: 22/02/2022

­

Deputeti Alqi Bllako i akuzuar për konflikt interesi lidhur me çështjen e inceneratorëve, nuk pranoi të fliste sot në Komisionin Hetimor me arsyetimin se ka dhënë dëshminë e tij në SPAK.

Bllako tha se kërkon të firmosë deklaratën e të largohet dhe se asgjë nga ato që janë përmendur lidhur me të nuk janë të vërteta.

Pjesë nga diskutimi në Komision

Allqi Bllako: Sa i takon hetimit kam dhënë një dëshmi për 5 orë shteruese pranë SPAK, në përfundim të dëshmisë është bërë me dije se procesverbali nuk do më jepet as me kopje dhe cdo gjë e thënë është secret hetimor.

Nuk dëshmoj dot për procedurat, sepse çdo gjë që di e ka deklaruar në atë organ.
Dua të bëj disa sqarime për disa të pavërteta që kanë përbaltur emrin tim prej kohësh.

Tabaku: Persona që kanë një akuzë ose janë thirrur në SPAK, ne kemi pranuar që është në vullnetin e tyre të dëshmojnë në këtë komision.

Do doja të thirresha para dëshmisë në SPAK.

Tabaku: Ju keni qenë pjesë e procesit të vendimarrjes dhe përbëni konflikt interesi. Nëse nuk doni të përgjigjeni mos e bëni, firmosni e dilni. Deklaratë nuk bëni dot!

Bllako: Më keni akuzuar pa të drejtë për konflikt interesi.



Më të lexuarat