Prapaskena

Punonin 200 punonjës, përfshihet nga flakët fabrika e peshkut në Lezhë

Publikuar: 18/02/2022

Flakët e zjarrit kanë përfshirë mëngjesin e sotëm një fabrikë peshku në Lezhë.

Mësohet se në fabrikë janë të punësuar 200 puntorë, ku vetëm disa pret tyre sapo kishin hyre brenda për të nisur punën, të cilët fatmirësisht kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të zjarrfikësve të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë, dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

Mësohet se është bllokuar lëvizja përgjatë superstradës Lezhë-Laç.



Më të lexuarat