Ilir Meta do të pranonte mandatin e dytë të presidentit vetëm pas 25 vitesh”. Me tone humori u përgjigj Meta kur u pyet për mundësinë imagjinare të propozimit të Ramës për një mandat të dytë në krye të zyrës së shtetit.
Meta theksoi se mandati i dytë në krye të Presidencës momentalisht është i pamundur pasi ai mezi po pret që të rikthehet aktiv në politikë.
Mandati i dytë si President? “Po, mund të kem një mandat të dytë por pas 25 vitesh (qesh). Momentalisht është e pamundur që të ndodhë kjo nga unë për arsye sepse nëse pranova para 5 vitesh për t’i shërbyer vendit kam bërë shumë të mira gjatë kësaj periudhe por kjo do të ishte një vazhdim në vendin e papërshtatshëm ku moemtalisht vendi i e ka pasur në mënyrë të veçantë tek mosekzistenca dhe çoroditja e opozitës e cila i ka krijuar mundësinë qeverisë për të kapur të gjitha pushtetet si asnjëherë tjetër në vend, jemi një “parti pushtet” që i ka të gjitha fuqitë. Më 25 prill nëse do të kishte ndryshim pushteti mbase pranoja mandatin e dytë, logjikisht nuk do të isha kthyer në politikë pasi shumë gjëra do të rregulloheshin”, u shpreh Meta.