Mbrëmjen e së mërkurës, Gjykata Kushtetuese mori vendimin që të mos e shkarkojë Ilir Metën nga posti i presidentit të Republikës. Megjithatë vendimi për të rrëzuar kërkesën e Kuvendit dhe për të mos shkarkuar Metën nuk është marrë njëzëri nga gjyqtarët e Kushtetueses. 6 nga anëtarët e trupës kanë votuar kundër, ndërsa gjyqtari Altin Binaj ka votuar pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Votimi i gjyqtarëve
1- Vitore Tusha kundër shkarkimit
2- Elsa Toska kundër shkarkimit
3-Marsida Xhaferllari kundër shkarkimit
4- Fiona Papajorgji kundër shkarkimit
5- Përparim Kalo, kundër shkarkimit
6- Sonila Bejtja kundër shkarkimit
7- Altin Binaj pro shkarkimit
Kujtojmë se në arsyetimin e tyre anëtarët e Kushtetueses u shprehën se shkeljet e presidentit nuk ishin aq të renda, sa të legjitimonin shkarkimin e tij nga Kuvendi. Në këtë mënyrë, Gjykata rrëzoi vendimin e Kuvendit të kaluar, duke e lënë Metën në detyrë deri në fund të mandatit.