Prapaskena

Vendimi i ‘Kushtetueses’, Meta: E dija që s’do shkarkohesha! Mazhoranca kërkoi të hakmerrej ndaj meje!

Publikuar: 17/02/2022

Presidenti Ilir Meta deklaroi në një intervistë për mediat se nuk ka pasur asnjë emocion për çështjen e shkarkimit të tij që kur ka nisur si proces. Kreu i shtetit tha se fundin e kësaj çështje e ka ditur dhe shtoi se nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori një vendim, duke mos e shkarkuar Presidentin Meta.

Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rende dhe as të lehtë. Ky ka qenë një proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi.”-tha Meta.

Ilir Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur dje që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, duke thënë se Presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij.



Më të lexuarat