Prapaskena

E ndiqte prej kohësh, refuzimet e të resë ‘lodhin’ 23-vjeçarin, e rrëmben me forcë në makinë, arrestohet

Publikuar: 17/02/2022

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi prej kohësh përndiqte një të re dhe më pas e rrëmbeu duke  e futur me forcë në makinë pas refuzimeve të saj.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku i riu Klajdi Barzezi, 23 vjeç, prej kohësh përndiqte të renë po kishte hasur refuzimin e saj deri sa një ditë e ka tërhequr zvarrë dhe e ka futur me forcë në makinë e tij. Kjo ka bërë që e reja ta denonconte duke sjellë arrestimin e të riut.

23-vjeçari do të përballet me veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.



Më të lexuarat