Prapaskena

Zgjidhet anëtarja e re e Gjykatës së Lartë, reagon Yuri Kim për dekretin e Presidentit Meta: Presim bashkëpunim për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Publikuar: 16/02/2022

Ambasadorja Amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për herë të parë pasi ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi emërimin e gjyqtares më të re në Gjykatën e Lartë, Arbena Ahmeti.

Gjatë një statusi në twitter, Kim kërkon bashkëpunim mes institucioneve për zbatimin e Reformës në Drejtësi për të rritur funksionalitetin në gjyqësor.

Reagimi nga Yuri Kim:

‘Ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm të gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu mundëson që Gjykata e Lartë të emërojë një gjyqtar për Gjykaten Kushtetuese’, – shkruan diplomatja në Twitter.

Arbena Ahmeti është dekretuar nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës së Lartë. Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë normalisht.

“Arbena Ahmeti do të jetë anëtarja më e re në Gjykatën së Lartë, e cila është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit, thuhet në njoftimin e Presidencës”, -shkruante Presidenca.



Më të lexuarat