Prapaskena

Ky është nipi i Shullazit (Leonardo Zela) me ‘shtëpi droge’ në Tiranë, i pajisur me bllokues valësh dhe detektor GPS-je

Publikuar: 15/02/2022

Policia ka zbuluar një tjetër ‘shtëpi bari’ dhe këtë herë në qendër të Tiranës. Në pranga janë vënë Alban Karapici, 38 vjeç, si dhe 23-vjeçari Leonardo Zela, i cili rezulton të jetë nipi i Emiljano Shullazit, vëllai i Endrit Zela, në burg si pjesë e  bandës së Shullazit.

Prapaskena publikon foton e nipit të Shullazit. Nga ana tjetër, 38-vjeçari Karapici u kap brenda në banesën e tij, të cilën e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS.

Me pas, në vijim të operacionit u prangos Zela, i cili shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, 4 kavanozë qelqi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike, një përforcues grushti, sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe shumat 11150 euro dhe 11.000 paund.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 



Më të lexuarat