Prapaskena

“Fondet e rindërtimit u përdorën 35 ditë para zgjedhjeve”, PD: U vërtetua denoncimi ynë, të nisin hetimet edhe për punësimet në Rrrogozhinë

Publikuar: 14/02/2022

Përfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu deklaron se bashkia e Durrësit konfirmon denoncimin e selisë blu se 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve.

Në postimin në rrjetet sociale Logu shton se PD kërkon fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Postimi i Plotë nga partia Demokratike:

Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.

???? Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

???? Partia Demokratike nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.



Më të lexuarat