Grabitet me armë Posta Shqiptare në Gjirokastër, autori vjedh lekët e pensionistëve

Pa Kategori

Publikuar: 11/02/2022

Grabitet me armë Posta Shqiptare në Gjirokastër, autori vjedh lekët e pensionistëve

Filiali i Postës Shqiptare në Gjirokastër është grabitur me armë zjarri. Mësohet se autor është shtetasi Armando. K, i cili tashmë është arrestuar nga policia e qytetit jugor 10 minuta pas ngjarjes.

Autori ka hyrë me armën e zjarrit në ambientet e sportelit ku shpërndaheshin pensionet.

Mësohet se autori është emigrant në Greqi. Nuk dihet ende sasia e lekëve që janë grabitur.