Amaros Deda është personi që ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë në Lezhë.
30-vjeçari mbërriti në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës, ku dhe më pas ndërroi jetë.
Mësohet se i riu është dërguar në spital me një automjet privat, dhe zyrtarisht sipas policisë ai është vetëplagosur me armë.
Burime bëjnë me dije se i riu ka pasur precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve me dhunë.
Ai është arrestuar 10 vite më parë për dhunimin dhe grabitjen e një të moshuare.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi, A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.