Prapaskena

Shembja e banesave në lagjen e “5 Majit”, policia futet me dhunë në shtëpi, tërheqin zvarrë gratë

Publikuar: 09/02/2022

Forcat e Inspektoratit të Territorit dhe forcat e policisë Shqiponja kanë ndërhyrë me dhunë në një familje, shtëpia e të cilëve ishte vendosur për tu shembur sot, në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Mësohet se se gratë e familjes janë tërhequr zvarrë nga punonjësit, sepse nuk pranuan të lirojnë shtëpinë.

Banorët shprehen se nuk janë dakord me marrëveshjen e ofruar nga Bashkia për  banesat  që po  shemben në kuadër të projektit të rindërtimit.

Ata thonë se duan një kontratë të detajuar, duke thënë se nuk e duan shtëpinë në formë dhurate.

 



Më të lexuarat