Prapaskena

Tahiri në burg, Soreca: Po shikojmë sinjale të mira, presim më shumë

Publikuar: 07/02/2022

Nga Korça, ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca e ka cilësuar si shumë të rëndësishme zgjatjen e afateve të vettingut, ndërkohë që PD duket se është kundër.

“Ju e dini qëndrimin tonë  ka qenë i  qartë. Ne kemi thënë që zbatimi i reformës në drejtësi është tejet i rëndësishëm për vendin. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias në dhjetor. Ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen e afatit të vettingut. Është e rëndësishme që të sigurohen të njëjta standarde për procesin e vettingut të gjyqtarëve. Votimi për zgjatjen e afatit të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha Soreca.

Ambasadori është pyetur nga gazetarët për burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Diplomati e ka quajtur si sinjal të mirë se sistemi i drejtësisë po nis të funksionojë. Megjithatë theksoi se kjo nuk mjafton dhe presin më shumë.
“Ju e dini që nuk e kam zakon të bëj koment për proceduar apo çështje specifike. Po të shihen disa nga vendimet e fundit të gjykatave shihet një pavarësi më e madhe dhe më e fortë. Ky është lajm i mirë për konsodlidimi9n e sistemit të drejtësisë. Ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe gjyqtarëve. A mjafton kjo? Jo. Ne presim më shumë nga të gjithë”, tha ai.

Sakaq, i pyetur gjithashtu se Sali Berisha është non grata, por nuk po tërhiqet, Soreca tha se nuk komenton zhvillimet e brendshme të partisë. Lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale, ai tha se po flasin me të gjitha forcat politike në vend.

“Më lejoni të mos e komentojmë mbi zhvillimet e brendshme të partisë. Ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do të ketë zgjedhje shumë shpejt. Ne po flasim me të gjitha forcat politike. Vazhdojmë punën tonë duke biseduar me forcat politike në vend”, tha ambasadori.



Më të lexuarat