Dy policë të burgut të Peqinit “në dispozicion” të Arben Grorit. Njëri çaktivizonte përgjuesit tjetri i jepte informata. Detaje nga Dosja “Trinomi”

Pa Kategori

Publikuar: 04/02/2022

Dy policë të burgut të Peqinit “në dispozicion” të Arben Grorit. Njëri çaktivizonte përgjuesit tjetri i jepte informata. Detaje nga Dosja “Trinomi”

Operacioni “Trinomi” zbuloi dhe emrat e 6 të dënuarve mes tyre dhe me burg përjetë të cilët kishin arritur të krijonin lidhjet me punonjës policie në burgun ku ata vuanin dënimin.

Një prej tyre ishte Arben Grori, i dënuar me burg për jetë vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Nga dosja e operacionit të koduar “Trinomi” që çoi në arrestimin e 26 personave dhe mësohet se një punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin i jepte informata Arben Grorit për kontrollin e dhomave.

Gjithashtu “Arben Grori mbante celular dhe me telefonin e tij flisnin dhe persona të tjerë të cilët ishi të dënuar dhe vuanin dënimin në të njëjtin sector të Peqinit” thuhet në dosje.

Ndërkohë një tjetër punonjës policie (R.D) sipas prokurorisë “komunikonte me Arben Grorin dhe familjarët e tij dhe më pas kryente kontrollin e automjeteve që këta të fundit kanë në përdorim me qëllim çaktivizimin e pajisjeve përgjuese dhe vëzhguese duke përdorur mjetet e punës”

Po kështu Arben Grori nga burgu i Peqinit komunikonte me telefon celular me të dënuarin Aleksandër Llanaj i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.

Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar. Grori e bënte fajtor Naim Zyberin për vrasjen e të vëllait, Artur Grori. Vendimi i fajësisë dhënë nga drejtësia italiane ndaj Grorit, është njohur më pas nga gjykatat shqiptare dhe prej shumë vitesh, ai ndodhet prapa hekurave.

1 – Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;

2 – Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;

3- Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;

4- Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;

5- Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;

6- Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”