Janë zbuluar emrat e të plagosurve në makinën që e shpërthyen me eksplziv në Unazën e Re të Tiranës pas mesnate. Ata janë: shoferi Mikel Harizaj 42 vjeç dhe pasagjeri Serini Dumi 26 vjeç. Të dy janë dërguar në spital.
Policia njoftoi për këtë ngjarje se:
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.