Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, daja i tij: Djali kishte shenjë në grykë, duam drejtësi

Pa Kategori

Publikuar: 07/01/2022

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, daja i tij: Djali kishte shenjë në grykë, duam drejtësi

Ditën e sotme Fieri dhe jo vetëm u tronditën nga një ngjarje e rëndë pasi një 3-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike në kopësht. Daja i të voglit ka deklaruar për mediat se ai kërkon drejtësi për këtë që ka ndodhur pasi fëmija është nisur për kopësjt so çdo ditë tjetër. Ai ka thënë se kur ka shkuar në spital, doktori i ka thënë se djali kishte në shenjë në grykë.

Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar… më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që ishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi.