Prej 5 vitesh ka fitim vjetor mesatar nga 9 milionë lekë, madje në vitin 2020 e ka fitimin 4.8 milionë leke të vjetra; prandaj anti-krimi duhet të hetojë se ku i gjen 80 milionë lekë paga në vit për 25 punonjës, që personalisht e familjarisht bën jetë luksoze me pushime të çdo stine e wikende jashtë Shqipërisë; milionat e blerjes së vilës te “Kodra e Diellit”, 4 apartamenteve e garazhdeve, 3 makinave luksoze me vlerë sa fitimi i 3 viteve, të dyqanit të veshjeve luksoze “Altar By Drilona Boçi” blerë afro 1 milionë Euro nga çifti Elvana Gjata e Ervin Mata, si dhe bamirësitë miliona lekë që bën për familjet e varfëra
Askush nuk e dinte deri sot, se Kristian Boçi, i njohur si “sheiku” që bëri dasmë luksi në hotel “Plaza”, qenka me pagë 35 mijë lekë te firma “DIZI Shpk”, të cilën e krijoji në shkurt 2015, në korrik e shiti 100 mijë lekë të Saimir Dizdari, ndërsa në tetor ia ri-bleu përsëri 100 mijë lekë.
Gjithashtu, askush nuk e ka ditur se ky është me 3 emra, konktretisht Kristian Boçi emri i lindjes në Mirditë e jetesës në Shëngjin, Agustin Boçi emri i pas kthimit nga emigracioni “problematik” dhe Kristian Botsis, emri i përdorur në Greqi.
Emrin “Agustin Boçi” nuk e përmend më, qysh pasi u skedua në listën e OFL për pasuri me burim trafiqet dhe pastrimin e parave, listë prej së cilës e hoqi Erion Veliaj, duke e prezantuar si “bamirës dhe ideator” të enventeve të bashkisë, fillimisht me Redi Popeskun, Bes Kallakun e pastaj me Elvana Gjatën dhe bashkëjetuesin e saj Ervin Mata.
Ndërsa dy emrat Kristian Boçi e Kristian Botsis, “Sheiku” me pagë minimale, i përdor nëpër banka si kredimarrës e dorëzanë për bosë misterioz, nëpërmjet firmave të tij “Mak-08 shpk”, “MARGUS shpk” dhe “CERTIFICATION SERVICE ALBANIA Shpk”, për të cilët prej 3-5 vitesh nuk ka bilance tatimore.
Ndërsa te firma “DIZI shpk” krijuar me 12 shkurt 2015, me aktivitet Karburant-Bar Kafe-Servis Makinash në Rubik, Kristian Boçi ka fitim vjetor mesatar nga 9 milionë lekë për të 5 vitet aktivitet, madje në vitin 2020 e ka fitimin 4.8 milionë leke të vjetra.
Ky fakt, duhet të jetë indicie për anti-krimin ekonomik, se ku i gjen “sheiku” me 3 emra Kristian Boçi, 80 milionë lekë paga në vit për 25 punonjës që i paguan nga 30 mijë lekë; ndërsa personalisht e familjarisht bën jetë luksoze me pushime në çdo stinë e wikende jashtë Shqipërisë.
Po kështu, milionat e vilës te kompleksi “Kodra e Diellit”, të 4 apartamenteve e garazhdeve, të 3 makinave luksoze me vlerë sa fitimi i 3 viteve; blerjen e dyqanit te veshjeve luksoze, eventeve e dasmave “Altar By Drilona Boçi” me vlerë afro 1 milionë Euro blerë nga çifti Elvana Gjata e trafikanti Ervin Mata, si dhe bamirësitë miliona lekë që bënë për familjet e varfëra.
Faktet provojnë, se “sheiku” Kristian Boçi me pagë mujore 35 mijë lekë, të 4 bizneset e tij i përdor si “lavatriçe” për pastrimin e miliardave të zeza të Erion Veliajt, që i përlanë nga licensat, lejet e ndërtimit, dhurimi trojeve dhe koncesionet me biznesmenë misterioz e trafikantë ndërtues.
Një prej tyre i lidhur me Kristian Boçin, është Elman Manush Abule, pronar i firmës “Rametal Shpk” me pagë 67 mijë lekë; njohur si grumbullues e shkrirës skrapi në Tiranë-Durrës dhe mik pazaresh e udhëtimesh qejfi jashtë Shqipërisë me kryebashkiakun Erjon Veliaj e Kristian Boçin.
Por as tatimet dhe anti-krimi, nuk e dinë se çfarë “punësh”, bënë belgo-shqiptari Elman Manush Abule në Durrës, Shijak e Tiranë, me firmën tjetër misterioze “Fidalba Shpk”, mbasi u është vënë “vija e kuqe” e mos kontrollit prej bosëve të pushtetit.

Mirëpo dihet, që miku Abule i kryebashkiakut Veliaj, ka lidhje të forta “punësh” me Kristian Boçin, të cilin e përdor si dorëzanë nëpër banka për shuma kredie mbi 1 milionë Euro; dhe nëpërmjet 4 firmave të tij, për letra import-eksporti e transaksione financiare në “kanale të zeza” jashtë sistemit bankar e tatimeve.
Një prej këtyre rasteve është dorëzania e përbashkët me pasuri personale dhe kapitalet e firmave “Mak -08” e “Rametal”, që Elman Abule dhe Kristian Boçi (Botsis), kanë vënë në datën 6 mars 2020, për marrjen e një kredie 1 milionë Euro te “Banka e Parë Investimeve”, për gjoja investim te HEC “Zall-Xhuxhë” në Fan-Mirditë, ku rezulon se Boçi është 100% pronar.
Kaq për sot, vijimin do ta vazhdojmë me lidhjet dhe “punët” e pista të treshes Veliaj-Abule-Boçi (Botsis) në Qipro dhe ndërtuesin “konsull e nderit” atje./Pamfleti