Ashtu siç edhe më herët u publikua nga Fax News, në Shqipëri pritet të ngrihet shtabi i njësive speciale operacionale të Europës. Tashmë këto forca special do të kenë një vendndodhje pararojë me vendndodhje pikërisht në Shqipëri.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se kjo ishte hera e parë që SHBA e kishte marrë një vendim të tillë dhe se ishte një mënyrë e shkëlqyer për të nisur vitin me thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Forcat speciale amerikane të cilat e kanë bazën në Stutgart të Gjermanisë, së fundmi do të jenë të lokalizuara edhe në vendin tonë. duke bërë që kjo të jetë hera e parë që diçka e tillë ndodh.
Postimi i Plotë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim:
Shkëlqyeshëm për të nisur vitin e ri me zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Hera e parë SHBA po lokalizon një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale.