Pas mbështetësve të Berishës, zv/ambasadori amerikan shkon në selinë blu, takim me Bashën

Pa Kategori

Publikuar: 06/01/2022

Pas mbështetësve të Berishës, zv/ambasadori amerikan shkon në selinë blu, takim me Bashën

v/ambasadori amerikan Demian Smith ka vizituar selinë blu ku pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Më herët sot gjatë paradites në selinë blu shkuan mbështetësit e Berishës dhe disa të rinj të FPRD, por dyert ishin të mbyllura. Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD.

Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi se dyer qëndrojnë mbyllur për shkak se po kryhen punime duke kërkuar që ata që duan të bëjnë vizita në ambientet e brendshme të saj duhet të njoftojnë administratën përmes telefonit.