Grupi i Sali Berishës zbarkon në selinë e PD-së, dera e mbyllur

Pa Kategori

Publikuar: 06/01/2022

Grupi i Sali Berishës zbarkon në selinë e PD-së, dera e mbyllur

Sot për herë të dytë në këtë vit që sapo ka nisur grupi i Berishës u drejtua rreth orës 11:00 drejt selisë blu, por dera kryesore, ashtu si dje ishte e mbyllur. Aldo Bumçi, Ivi Kaso dhe Gent Strazimiri tentuan që të hynin brenda por dera nuk u hap.

Deputeti Aldo Bumçi u shpreh se Lulzim Basha e ka kthyer selinë e partisë në bunker dhe se më datë 8 Janar do të çlirohet.

“Kemi ardhur këtu me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, me Gentin dhe Ivin dhe kishim caktuar një mbledhje pune dhe vend tjetër për ta bërë përveç shtëpisë sonë nuk ka. Kjo është kthyer në një shtëpi e mbyllur. Është kthyer në një bunker.

Kujt i shërben kjo? Të gjejë dikush një të mirë publike, një interes, që opozita të kthehet në burg, bunker. I shërben vetëm Bashës që të mbajë karrigen e tij dhe Ramës. Opozita është në këmbën ditën e shtunë do ta çlirojë këtë bunker, do ta kthejë në shtëpinë e madhe të demokratëve. Opozita duhet t’i ketë dyert e hapura” tha deklaroi Aldo Bumçi.