Flurona në “gjurmët” e Omicron, infektohen 3 qytetarë në Maqedoninë e Veriut

Pa Kategori

Publikuar: 06/01/2022

Flurona në “gjurmët” e Omicron, infektohen 3 qytetarë në Maqedoninë e Veriut

3 raste të reja me “Flurona” janë identifikuar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bën me dije se tre janë pacientë nga Shkupi.

Nga 56 mostrat e trajtuara pozitive për SARS-KOV-2, 33 ishin pozitive për variantin Omicron, që përfaqëson 59 përqind të mostrave pozitive. Ky variant është zbuluar te 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, katër nga Tetova, dy nga Kavadari dhe një nga Koçani.

Pas Omicron doli në qarkullim edhe “Flurona” e cila është bashkimi i gripit me COVID. Si duket edhe ky variant po shkon në gjurmët e Omicron i cili është përhapur me shpejtësi duke detyruar disa vende që të marrin masa kufizuese.