Prokurori i SPAK Dritan Prençi kërkon të shpëtojë anëtaren e Vetingut, Brunilda Bekteshi, nga akuzat për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.
Prençi ka përgatitur një kërkesë, me argumentet e pretenduara, për të mbyllur dosjen e Brunilda Bekteshit. Kjo e fundit është kallëzuar penalisht nga përfaqësuesi i Shoqatës “Drejtësi për Drejtësinë”, Gentian Trenova.
Brunilda Bekteshi ka shkarkuar me dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë për mos justifikim pasurie, madje edhe për balanca qesharake negative, ndërsa tashmë është kapur vetë duke fshehur një apartament dhe falsifikuar dokumente.
Brunilda Bekteshi ka lidhur një një kontratë shitblerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë. Dy vite më pas, në 2009 është marrë një kredi në bankë NBG-Durrës, për blerje apartamenti, në shumën 54 mijë euro ndërkohë që në dokumentacion, kuptohet se kredia është marrë për blerjen e apartamentit që në të vërtetë është blerë në vitin 2007.
Në lidhje me këtë pronë, në dosjen kallëzuese thuhet se nuk rezulton të ketë një kontratë për blerje të apartamentit pas marrjes së kredisë në vitin 2009.
Po kështu huaja bankare e marrë është shlyer brenda një afati 5 vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë.
Gjithashtu në dy kallëzimet theksohet më tej se këto të dhëna, nuk janë pasqyruar saktë nga Brunilda Bekteshi, në deklarimin e pasurisë gjatë fillimit të detyrës si komisionere në vitin 2017, fakt ky i evidentuar edhe nga SPAK.
Prençi e mbajti dosjen e Bekteshit një vit në dorë dhe kur publiku pothuajse e kishte harruar si çështje, befas ka kërkuar mbylljen e dosjes. Sipas argumentimit të Dritan Prençit, gjatë hetimeve të kryera për Bekteshin, nuk ka rezultuar ndonjë element i veprës penale të fshehjes së pasurisë. Edhe pse Premçi pranon mes argumenteve të tij e Bekteshi ka mashtruar me deklarimin e pasurisë dhe ka falsifikuar dokumentet, sërish këmbëngul se nuk ka parë elementë të veprës penale. Do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse fund nëse kërkesa për mbylljen e dosjes është e drejtë apo një qokë.
Po pse sipas palës kallëzuese nuk duhet të pushohet çështje penale ndaj Brunilda Bekteshit?
Nuk ka asnjë autorizim ose formë ligjore se si Dritan Prençi është caktuar prokuror i çështjes së Brunilda Bekteshit. Për rrjedhojë, ndjekja e hetimeve nga prokurori Dritan Prençi, përbën një akt proçedural absolutisht të pavlefshëm.
Dritan Prençi ka mbajtur këtë çështje nën hetim mbi një vit dhe nuk ka shënuar asnjë emër të regjistruar për këtë procedim, veprime këto të cilat janë kryer në kundërshtim flagrant me ligjin dhe si të tilla duhet të konstatohen.
Në vitin 2009, Brunilda Bekteshi ka marrë një kredi në bankë për blerje apartamenti në shumën 54 mije euro. Nga ana e organit të akuzës nuk është kryer asnjë veprim hetimor që të provohej fakti i marrjes së kredisë bankare.
Dritan Prençi nuk ka vijuar hetimet në lidhje me kontratën e shitblerjes së apartamentit 103 m2 me kusht të datës 17.12.2008, depozituar në ILDKPI.
Dritan Prençi nuk ka vijuar hetimet në lidhje kontratën e datës 17.12.2008. Nenin në nenin 5 të saj është përcaktuar se është paguar në momentin e lidhjes së kontratës shuma prej 40.000 euro, shumë kjo që nuk është deklaruar në ILDKP.
Dritan Prençi nuk ka vijuar hetimet në lidhje me shumën 16 500 euro, deklaruar nga Bekteshi në kontratën e datës 24.12.2008, para të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKP.
Prokurori duhet të vijojë hetimet dhe për kontratën e kredisë me Nr 227 Rep dhe Nr96 Koll, të datës 29.01.2009 të marrë në NBG Bank nga Bekteshi, mënyrën e pagesës dhe komplet transaksionet e kryera në lidhje me këtë kredi.
Prokurori duhet të vijojë hetime se si është përdorur në datën 29.01.2009 kontrata e me nr 5822Rep dhe Nr 4614 Koll datë 24.12.2008 dhe Nr Rep 4082 Rep dhe 794 Koll, kur këto kontrata janë revokuar katër ditë më parë dhe pikërisht në datën 26.01.2009.
Prokurori duhet të vijoj hetime se pse ishte e nevojshme kredia kur Bekteshit i kishte ikur vullneti për të marrë një shtëpi.
Prokurori duhet t’i japë përgjigje faktit se pse nuk është deklaruar pranë ILDKPI, vlera e përfituar prej 33 700 euro nga Bekteshi.
Prokurori duhet t’i japin përgjigje faktit se si kredia e marrë në vitin 2009, është shlyer brenda një afati 5 vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për shlyerjen e kredisë.
Në akt marrëveshjen e datës 01.03.2009 pretendohet se janë kthyer vlerat monetare në emrin e blerësit duke u kthyer palët në gjendjen e mëparshme, vlerë e cila duhet të jetë në vlerën e 94200 euro. Prokurori të hetojë se pse nuk e deklaroi Bekteshi këtë shumë në ILDKPK.
Prokurori nuk ka pretendimet e kallëzuesit i cili referon në mënyrë të qartë se Bekteshi, sipas kontratës së porosisë e vitit 2007, rezulton se Bekteshi e ka blerë apartamentin 3, 100,000 lekë dhe shuma është shlyer në cash, jashtë-zyrës së noterit, pra, ky dokument zbulon se kemi të bëjmë me fshehje të pasurisë.
Bekteshi pretendon se i ka drejtuar një letër ILDKP ku i sqaron të ardhurat dhe situatën ku të cilën ajo ndodhet, por nuk ka dhe prova bashkëlidhur.
Bekteshi pretendon se bashkëshorti im ka punuar edhe respektivisht: në vitet 1994-1996 mësues i gjuhës Angleze në Kolegjin Privat “Elbistan Ceyhan Erkek Lisesi” Turqi, me kontratë dy vjeçare e pagë mujore 400 USD. Prokurori nuk ka hetuar për këtë pretendim.
Bekteshi pretendon bashkëshorti Helidon Bekteshi në shkurt-prill 1997 ka punuar si përkthyes asistent i kanalit Televiziv Angles ITN i atashuar me zyra pranë Hotelit “Tirana Internacional” me pagë 100 USD/ në ditë, ku paga ka qenë 200 USD/ditë. Prokurori nuk ka hetuar për këtë pretendim.
Bekteshi pretendon se Helidon Bekteshi në prill 1999- maj 2000, ka punuar pranë Organizatës “Action Against Hunger” me pagë mujore 300 USD në muaj; tetor 2000-prill 2001/ Asistent Projekti pranë Organizatës “Solidarite” me pagë mujore 300 USD në muaj. Prokurori nuk ka hetuar për këtë pretendim.
Bekteshi pretendon se Helidon Bekteshi në janar 2003- dhjetor 2003 ka punuar përkthyes për një projekt të Kombeve të Bashkuara për mjedisin në Shqipëri dhe Ministrinë e Mjedisit në atë kohë, me shumën 50 000 USD. Jemi para një fakti një deklarimi të rremë pasi nga një verifikim i kryer në QKB Helidon Bekteshi nuk ka dhe nuk ka pasur një NIPT që të vërtetoj që ky shtetas të ushtroj detyrën e përkthyesit dhe aq më tepër të ketë kryer transaksione të cilat kanë qenë dhe janë detyrim për fitimin e një projekti sidomos me një pagesë të prej 50.000 dollarë, vlerë e cila ka qenë detyrim ligjor që të deklarohej në organet tatimore. Si është e mundur që Zonja Bekteshi provon përfitimin e 50.000 eurove vetëm me një e-mail dhe ky fakt pranohet dhe nga ana e akuzës pa hetuar atë.
Ka dyshime se Brunilda Bekteshi ka paraqitur dokumente në lidhje me përvojën e punës se saj, që janë në përmbajtje të falsifikuara, të dhëna të pavërteta dhe njëkohësisht kontradiktore me vetë provat shkresore të tjera që janë paraqitur nga vetë kjo aplikante. Edhe në këtë drejtim nuk është hetuar.
Në dosjen e procedimit penal nr. 232 të vitit 2020, rezultojnë shumë dokumente në gjuhë të huaj dhe lind e nevojshme që organi procedues pas verifikimit të vërtetësisë së tyre, t’i përkthejë në gjuhën shqipe sipas urdhërimeve të nenit 98/1 të K. Pr. Penal cili përcakton qartë se: Aktet procedurale penale bëhen në gjuhën shqipe.
Nga aktet e ndodhura në dosje konstatohen shumë dokumente, të cilat kanë të bëjnë me të ardhura financiare si fatura lëvizje llogarish etj., duke u ndodhur përpara këtyre fakteve pasi të kryhen hetime në lidhje me vërtetësinë e tyre lind e nevojshme caktimi i një eksperti kontabël i miratuar, me qëllim që të kryhet analiza financiare e subjektit deklarues.