Prapaskena

Vlorë, plagoset 37-vjeçari në derën e marketit, dyshohet për atentat

Publikuar: 05/01/2022

Një person i plagosur është paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Vlorës për mjekim.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, para pallatit te tij,  ku dyshohet se është plagosur ne dore me arme zjarri shtetasi Dieogo Hanaj 37 vjeç.

Mendohet se në drejtim të tij është goditur tri herë nga një automjet dhe i plagosuri ka qenë në derën e një supermarketi.

Sipas dëshmive 36-vjeçari ka ikur më vrap për t’i shpëtuar plumbave deri tek marketi, ndërsa automjeti është larguar pa mundur që ta arrinte qëllimin e saj.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.

“Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij,  dyshohet  se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi  D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.” – bën me dije policia.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

 



Më të lexuarat