Vëllezërit Çela dyshohet se ishin objektiv i atentatit në “Don Bosko” njëri vdiq tjetri me plagë në fytyrë e këmbë

Pa Kategori

Publikuar: 04/01/2022

Vëllezërit Çela dyshohet se ishin objektiv i atentatit në “Don Bosko” njëri vdiq tjetri me plagë në fytyrë e këmbë

Objektivi i atentatit të sotëm me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur në “Don Bosko” dyshohet se kanë qenë vëllezërit Çela.

Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë.

Të plagosur gjithashtu mbetën edhe 3 personat e tjerë të cilët ishin ulur në tavolinë me vëllezërit Çela,  Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, dhe Edmond Crroj 41-vjeç.

Mëaohet se ata janë qëlluar nga një automjet tip “Benz” i zi me automatik.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë të cilat kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po marrin në pyetje dëshmitarët e pranishëm në ngjarje.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në pikat dalëse të Tiranës.