Vincens Piroli, 34-vjeçari që u plagos në rrethana të paqarta mbrëmjen e djeshme në Shkodër, iu është komunikuar masa ‘arrest me burg’ nga policia në Spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar.
Pirolit iu komunikua masa e arrestit me qëllim ekstradimin e tij në Malin e Zi, ku kërkohet nga autoritete malazeze si autor për vrasjen e Momçillo Gjurishiç, ngjarje e ndodhur me 4 korrik të vitit 2021 në Ulqin.
Pista kryesore e hetimit është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit Gjurishiç që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët.