Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari në Shkodër në vitin 2000, është arrestuar nga policia gjermane.
Tafili u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha në 7 nëntor të vitit 2017, pas 17 vitesh pas hekurave për vrasjen e Zylyftarit.
Ai la qelinë kur i kishin mbetur edhe tetë vite pa kryer nga dënimi. Tre vite më parë prokuroria e Krujës ankimoi vendimin e Hoxhës duke e cilësuar atë në kundërshtim të hapur me ligjin.