Prindërit pensionistë të Olta Xhaçkës, babai gazetar në RTSH me 810 mjë lekë pagë, mamaja notere me fitim vjetor 3 mijë lekë

Pa Kategori

Publikuar: 03/01/2022

Prindërit pensionistë të Olta Xhaçkës, babai gazetar në RTSH me 810 mjë lekë pagë, mamaja notere me fitim vjetor 3 mijë lekë

Publikimi i listave të pagave ka nxjerr në shesh hajdutëritë e përfitimet, që pushtetarët kanë bërë me punësimet e paligjshme e fiktive, të familjarëve të tyre nëpër institucione e shërbime publike me paga të larta.

Rast tipik, janë prindërit e ministres Olta Xhaçka, babai i të cilës figuron i punësuar si gazetar në Radio-Televizionin Shqiptar, me pagë bazë mujore 810 mijë lekë, pa llogaritur pagesat miliona lekë për dokumentarë televiziv, kur si moshë është pensionist.
Mamaja e Olta Xhaçkës është prej 3 vitesh pensioniste, por punon notere e licencuar më 1 gusht 2014 në shkelje të plotë ligjore, me urdhër të ish-Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço e vendim të vëllait drejtor të Fatimr Xhafajt.

Licencimi i saj është shkelje flagrante e ligjit dhe e dënueshme, për veprën penale deklarim të rremë dhe falsifikim formularësh zyrtarë, për faktin se në kohen kur iu dha licenca, Natasha Xhaçka kishte kaluar 3 muaj nga mosha ligjore 55 vjeç, që lejohet aktiviteti noterial.
Është shkelje, për faktin se edhe nëse do të ishte brenda moshës së lejuar ligjore, mamaja e ministres Xhaçka nuk kishte 2 vite praktikë pune si kursante e miratuar pranë një noteri, pro siç duket ka bërë letra false.
Po kështu, është shkelje dhe për faktin, se mamaja e ministres Olta Xhaçka është me dosje penale e shpallur në kërkim ndërkombëtar, si ish-gjyqtare, pjesë e një grupi mafioz që trafikonte fëmijë jetimë e të varfër, jashtë Shqipërisë për shitje, lypje e transplant organesh, duke bërë birësime me të dhëna e vendime gjyqi false.

Sipas ligjit “Për noterinë”, ndalohet ushtirmi i aktivitetit “Noter” nga persona me precedentë penalë, mirëpo ish-ministri i LSI, Nasip Naço e pajisi me licencë, ndërsa 4 ministrat pasardhës, Ylli Manjani, Petrit Vasili, Etilda Gjonaj dhe Ulsi Manja, nuk ia hoqën licencën, paçka se prej 8 vitesh ka kaluar moshën ligjore për notere.


Dy fakte/ Sipas informacionit nga Tatimet e Tiranës, thuhet se notere Natasha Xhaçka, prej 5 vitesh ka paraqitur bilance me fitim 10-20 mijë lekë të reja në vit, ndërsa në vitin 2020 ka patur fitim 3 mijë lekë të reja; ndërkohë që sipas Licencës, aktivitetin e ka vetëm për komunën e Farkës, por e ushtron te “Sheshi Wilson”.

Me publikimin e listave të pagave, shqiptarët mësuan dhe zullumet, që pushtetarët kanë bërë me punësimet e paligjshme e fiktive të sekserëve e servilëve, që i përdorin për pazare tenderesh e propagandë mediatike, si dhe të “konkubinave” që i paguajnë si punonjëse shteti, por i përdorin si “punëtore qejfi” nëpër zyra, vila, resorte, çartera, orgji e hareme brenda dhe jashtë Shqipërisë./Pamfleti