Viktor Ymeri, i cili njihet ndryshe me Nofkën ‘Toni i Xhihanës’ është liruar nga burgu për disa orë, për t’i dhënë lamtumirën nënës së tij.
Bëhet me dije se ai ka qenë i rrethuar nga policia, kur i ka dhënë edhe lamtumirën e fundit nënës së tij.
“Report tv” thotë se ai është liruar nga burgu në orën 13:30 është shoqëruar nga policia, për t’i dhënë lamtumirën nënës së tij në Vlorë dhe në orën 17: 00 është rikthyer në qeli.
Viktor Ymeri është daja i Edison Harizajt i njohur si i forti apo Il Padrino i Vlorës. Edison Harizaj, i cilësuar si miku dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, u qëllua nga 50 plumba më 7 nëntor të vitit 2018, teksa qe pasagjer në makinën tip “Audi” të Genci Cacës.
Viktor Ymeri ka qenë i dënuar me 25 vite burgim për vrasje. Gjithashtu dyshohet se ka lidhje me një atentat në Durrës. Ymeri në vitin 1999 ka vrarë në Durrës Arben Pajën dhe Ilir Xhunglën, bashkë me Gazmend Gaxhain.