Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mbledhin fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar me dosje në SPAK dhe që ia kanë mbathur nga drejtësia prej frikës së Vetingut, duke i kandiduar për deputetë në emër të bandës së tyre familjare
Pas Edi Ramës, i cili refuzon të ndahet nga Tom Doshi dhe njerëzit e tjetër të botës së krimit dhe të listës së zezë amerikane, edhe Monika Kryemadhi po e sfidon ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila ka prej muajsh që ka nisur një betejë me kupolën politike të Tiranës, për të shpëtuar parlamentin e ardhshëm nga krimi. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë nisur të mbledhin fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve me dosje në SPAK dhe që ia kanë mbathur nga drejtësia për t’i shpëtuar Vetingut, duke i futur në listën e kandidatëve për deputetë.
Në pamundësi për të futur vetë prokurorët dhe gjyqtarët që i përlau përroi i Vetingut, Monika dhe Meta po mbledhin fëmijët e tyre, të cilët do të hedhin një pjesë të parave të prindërve të tyre për të mbledhur vota për LSI-në.
Disa ditë më parë, Monika Kryemadhi, bashkë me një shpurë që i ka mbetur tek partia, shkoi në shtëpinë e Ada Demirit, në Tiranë, në zonën e Qytetit Studenti. Monika e shpalli Adën kandidate për deputete të LSI në Tiranë. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Ada është e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i arrestuar nga SPAK për korrupsion me gjyqtaren Mimoza Margjeka, për të nxjerrë nga qelia një trafikant. Pas arrestimit, Demiri u la në arrest shtëpie. Monika Kryemadhi i shkon në shtëpi dhe i shpall vajzën kandidate për deputete të LSI. Nëse Demiri ishte në atë banesë, vajtja e Monikës aty është i paligjshëm, pasi sipas vendimit të gjyqtarët, Demiri nuk duhet të komunikojë me askënd.
Disa ditë më parë, Monika Kryemadhi shpalli kandidat në Tiranë, Aldi Fushën, djalin e ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili ia mbathi nga drejtësia nga frika e përballjes me Vetingun dhe me shpresën se do të ruajë pasuritë që ka bërë në prokurori me dosjet.
Fusha është kallëzuar nga Vetingu në prokurori për pasuri të paligjshme dhe pastrim parash. Fusha ka deklaruar një pasuri me vlerë mbi 1 milionë euro me pagën e prokurorit. Fusha ka bërë edhe një hotel me vlerë mbi 500 mijë euro, ndërsa nuk dihet se sa para ka të padeklaruara, ku një pjesë mund të hidhen tani për të mbledhur vota për LSI-në./Pamfleti