Mesazhi i fortë dhe i përsëritur i Jozefina Topallit që nxori Ilir Metën nga binarët, foli për veprimtarinë mafioze të ndërmarrjes familjare LSI
Sali Berisha e ka detyruar Lulzim Bashën të bashkohet në një koalicion me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me shpresë për të bashkuar votat dhe për ardhur në pushtet. Edhe pse Basha refuzoi të bënte një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë si dhe mbështeti në heshtje planin e Ramës për të ndaluar koalicionet, ai kundërshtoi dje deklaratën e Ramës për një plan që kishin të dy për të shkrirë LSI.
Megjithatë, për Partinë Demokratike dhe figurat e së djathtës nuk ka dyshim se Ilir Meta përfaqëson një nga kokat e krimit dhe mafies në Shqipëri.
Nga ana e tij, Meta humbi qetësisë, teksa tha se “Të lutem! Ti je aq e pacipë, sa të njeh Shkodra shumë mirë dhe do ta japë përgjigjen më 21 qershor. Ta dhashë përgjigjen. Atë që ti e quan mafie në Shkodër, sot e ke aleatin më të ngushtë. Atë që quan ti mafie. Dhe ai të quante ty moldave. I ke harruar ti, por nuk i kanë harruar njerëzit”.
Në vijim Topalli i tregon një foto Metës ku hajdutët e LSI, me parë që kishin vjedhur me tendera, po blinin vota. Pas këtij fakti Meta u shpreh se “Mund t’ju them se dje kam pasur një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it, zonjën Glover, dhe i kam dorëzuar një kopje të gazetës “Rilindja Demokratike”, e cila kishte nxjerrë atë foto që nxorët ju pak më parë këtu, që gjoja dikush po merr apo po jep lekë në zyrat e LSI-së në këmbim të votave dhe i kam dhënë edhe padinë që ka bërë sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, zoti Luan Rama, bazuar në gazetën tuaj zyrtare të Rilindjes Demokratike”.
Në ditët e mëvonshme, Jozefina Topalli vijoi të këmbëngulte se Ilir Meta dhe LSI-ja vepronin njolloi si mafia. Topalli thoshte se “Unë, ndryshe nga kolegu im, nuk jam për të hequr spotin e Ilirit, sepse, në fakt, ai është kujtesa e poshtërimit, e fyerjes së rrallë, që Iliri, LSI-ja dhe shokët e tij i bëjnë këtij populli, fiks sikur një gjë të tillë të mund ta bënte mafia kapitale. Sot është një ditë në të cilën ju si Kryetar i Parlamentit, jo si Ilir Meta, duhet të flisni. Fakti që asnjëri nuk flet, e ka emrin “Omerta”. “Omerta”, është kodi i mafies. “Omerta” është frika ndaj mafies; “Omerta” është poshtërimi, që mafia i bën parlamentit, maxhorancës dhe në tërësi shoqërisë shqiptare”.