Biznesi i tij reklamohet nga vetë Edi Rama si model suksesi, por në të vërtetë është model i shmangies së taksave dhe shfrytëzimit të padrejtë.
Bëhet fjalë për Ismet Shehun, pronarin e restorantit të njohur ‘Ceren’. Shehu, i cili pretendon se ka gatuar edhe për Mbretëreshën Elizabet të Anglisë, paguhet me pagë minimale 30 mijë lekë, si kuzhinier në restorantin e tij pranë shtëpisë së Edi Ramës.
Duke qenë pronar, Ismet Shehu mund ta caktojë sa të dojë pagën e tij, por mbi kufirin minimal, pasi Shehu ndan dividentin.
Por, Ismet Shehu paguan edhe kryekuzhinierin dhe menxherin e restorantit me 40 mijë lekë në muaj, një pagë kjo qesharake dhe larg realitetit, duke ngritur dyshime për operim me dy bordero, çka përbën një krim ekonomik.
Ismet Shehu paguan të gjithë punonjësit e tjerë me 30 mijë lekë në muaj, të cilëve do t’u dalë pensioni sa një pension kooperative! Po nga i merr Shehu paratë që u pahuan punonjësve nën dorë? Përgjigjen duhet ta japin organet ligjzbatuese.
Krahas mashtrimit të dyshuar të tatimeve, Ismet Shehu ka marrë edhe 40 mijë m3 tokë publike nga Babloku me 1 euro.