5 Janari? Basha: Ëndrra e Ramës u bë pluhur më 18 Dhjetor, “na bashkoi non grata” do zgjerohet

Pa Kategori

Publikuar: 30/12/2021

5 Janari? Basha: Ëndrra e Ramës u bë pluhur më 18 Dhjetor, “na bashkoi non grata” do zgjerohet

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në një konferencë me gazetarët se ëndrra e Ramës për të parë një PD të “damkosur me non grata” mori një goditje me 9 Shator dhe u bë pluhur dhe hi në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Basha u shpreh se PD do i japë fund qeverisjes më të korruptuar në rajon. Ai e cilësoi Ramën personazhin kryesor të trekëndëshit të Bermudës, ndërsa shtoi se ai është pjesë e grupit “na bashkoi non grata amerikane” që do të zgjerohet shumë shpejt. Basha tha se më 5 Janar nuk do ndodhë asgjë dhe se janë të përgatitur për të gjitha skenaret.

“Nuk kam arritur ta dëgjoj atë që ka thënë Edi Rama sot. Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një parti të damkosur me non grata mori goditjen e parë me 9 shtator dhe u bë pluhur e hi në kuvendin e 18 Dhjetorit kur demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz. PD do i japë fund qeverisjes më të korruptuar në rajon. Zgjodhëm t’i japim fund pandëshkueshmërisë dhe sundimit të kastës 30-vjeçare.

Në rolin e personazhit kryesor të trekëndëshit të Bermudës, Edi Rama është lodhur por e ka kot sepse përpjekjet për të dëmtuar Partinë Demokratike, kanë dështuar dhe do vazhdojnë të dështojnë. PD e pastruar nga hijet e të shkuarës dhe nga hipoteka e të korruptuarve në gjirin e saj, PD është sot shpresa për ndryshim. Është përgjegjësia ime që këtë shpresë ta jetësojmë si një forcë qeverisëse për vendin. Sa për Ramën dhe grupin e tij “Na Bashkoi non grata Amerikane”, që do zgjerohet shumë shpejt me personazhe të tjerë që janë e shkuara. Demokratët do i prijnë shqiptarëve për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dua t’i them demokratëve që asgjë nuk do të ndodhë. PD është e përgatitur për çdo situatë dhe nuk do lejojmë trekëndëshin e Bermudës ta zhvendosë fushën e betejës te përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm”, tha Basha.

Basha foli edhe sfidat e demokratëve në vitin e ardhshëm duke shigjetuar qeverinë për varfërinë e shqiptarëve, publikimin e të dhënave personale dhe probleme të tjera të hasura gjatë këtij viti.

“Ajo që na duhet është normaliteti. Fundi i një sistemi patronazhimi që mori trajtën më të fortë me sistemin e patronazhimit të socialistëve. Ti japim fund patronazhimit që politika ka instaluar. Viti 2021 ishte një vit i vështirë për shumë familje shqiptare. Dy fjalë dua t’i ndaj për sipërmarrjet dhe fermerët shqiptarë. Qeveria është treguar e papërgjegjshme dhe armiqësore. Borxhi shqiptar me qeverinë e Edi Ramës po arrin 100% të prodhimit të brendshëm bruto dhe asgjë nuk po pikon te fermeri shqiptar. Eurobondi po shkon për koncesionet, oligarkët.

Për ata që i zë një charter jo i madh. PPP-të dhe borxhi përbëjnë kërcënimet kryesore. Skandali i pagave na tregoi si funksionon partia shtet. Kemi punësime me tarafe, ndërkohë që 80% e pagave janë në kufij të pagës mininale dhe informaliteti është i tmerrshëm. Taksa Rama ka rritur jo vetëm informalitetin dhe pabarazinë. Tregu sot është i shkatërruar nga koncesionet. Ato jepen pa garë. Kanë fitimet më të larta dhe pagat më të larta se pjesa tjetër e ekonomisë. Me fondet që merren shkatërrohet tregu. Për çdo profesion paga që paguhet nga koncesionaret është më e lartë se paga që paguhet nga operatorët e tjerë në treg. Unë kam udhëzuar para disa javësh një grup të veçantë në PD që planin tonë të shpalosur gjatë 25 Prillit t’i shtojnë një dimension të ri.