Ronela Hajati shkon në Eurovizion me “Sekret”

Pa Kategori

Publikuar: 29/12/2021

Ronela Hajati shkon në Eurovizion me “Sekret”

Ronela Hajati është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e Eurovizionit.

Me këngën “Sekret” . Muzika dhe teksti janë të vetë këngëtares.

Çmimin e dytë të festivalit të 60-të të RTSH-së është Alban Ramosaj me këngën “Theje” ndërsa çmimi I tretë u nda mes dy këngëtarëve, Eldis Arrnjeti me këngën “Refuzoj” dhe Rezarta Smaja me këngën “E jemja nuse”.

Festivali Europian i Këngës do të mbahet në Torino të Italisë në maj të 2022.

Ronela Hajati ia dedikoi të atit që nuk jeton më çmimin e parë në këtë festival por dhe i pari në karrierën e saj artistike.