Makinat e Berishës, Ramës, Veliajt, Bashës dhe Monikës prova për SPAK, kokat e politikës me automjete si bosët e mafies

Pa Kategori

Publikuar: 29/12/2021

Makinat e Berishës, Ramës, Veliajt, Bashës dhe Monikës prova për SPAK, kokat e politikës me automjete si bosët e mafies

Hetimet për ish kryeministrin e Kroacisë Ivo Sander, i dënuar deri më sot tre herë për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim të pushtetit, nisën nga një orë të shtrenjtë që mbante në dorë.

Kokat e politikës shqiptare, që përbëjnë çatinë e korrupsionit dhe zhvatjes së pasurive publike në Shqipëri, ekspozohen prej vitesh me makina luksoze, të cilat nuk justifikohen me rrogat e tyre.

Makinat luksoze të Edi Ramës, Sali Berishës, Erion Veliajt, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit janë një provë krimi në lëvizje.

Edhe pse paguhen prej dy vitesh me pagë rreth 5 milionë lekë në muaj për të luftuar korrupsionin elitar, prokurorët e SPAK nuk kanë nisur deri më sot asnjë hetim për mënyrën se si kokat e politikës shqiptare kanë siguruar automjete me vlerë qindra mijëra euro, duke konkurruar kokat krimit të organizuar dhe mafies.

Paga e një përfaqësuesi më të lartë shtetëror, në një afat kohor prej 30 vitesh, nuk e mbulon dot vlerën e një prej makinave që përdorin krerët e politikës, pasi vlera e tyre shkon nga 100 mijë euro deri në gjysmë milioni euro.

Duke mos justifikuar vlerën e makinave me të ardhurat e deklaruara, Edi Rama, Sali Berisha, Erion Veliaj dhe Lulzim Basha i paraqesin makinat luksoze sikur i kanë marrë me qira apo sikur ua kanë bërë dhuratë njerëz të krimit të organizuar apo oligarkë, të cilët kanë futur duart në buxhetin e shtetit. Dhe kjo vetëm sa e rëndon më tej aktivitetin e tyre kriminal.

Sali Berisha lëviz me një makinë Benz me vlerë mbi 100 mijë euro. Berisha e kanë justifikuar Benzin sikur ia ka blerë Partia Demokratike, në kushtet kur buxheti i deklaruar vjetor i PD-së është gati sa vlera e makinës së Berishës.

E vërteta është se Berishës ia ka dhuruar makinën një klient dhe personazh i botës së drogës, i cili ka pastruar para dhe përfituar pasuri publike nga Berisha kur ishte në pushtet.

Edhe më flagrant është rasti i Edi Ramës, i cili lëviz me një makinë të bërë me porosi, posaçërisht për të, të tipit “GMC Yukon Luxury”, me vlerë 400-500 mijë euro.

Edi Rama fsheh vlerën dhe mënyrën se si ka siguruar makinën. Ka dyshime të forta se Rama e ka marrë makinën si dhuratë nga një bos ndërkombëtar droge.

As Lulzim Basha nuk përbën ndryshim. Basha ka marrë një makinë dhuratë nga kompania “Viktoria Invest”. Makina kushtin mbi 130 mijë euro.

Pas “Viktoria Invest” qëndron ‘kumbari’ i Bashës, Fatmir Kyçi, një personazh i botës së errët dhe i arrestuar për vrasje.

Kuçi ka qenë klient i Bashës, kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kuçi merrte para publike nga Basha. Në çdo vend normal, Kuçi dhe Basha do të ishin proceduar për korrupsion.

Një sfidë e vërtetë për SPAK vijon të mbetet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili lëviz me një makinë “Maybach”, e cila kushton qindra mijëra euro.

Veliaj e parkon makinën para Bashkisë së Tiranës. Ai nuk e ka deklaruar këtë makinë në deklaratat e pasurisë. Duket e çuditshme se si SPAK nuk ka guxim që të hetojë se si e ka siguruar Veliaj këtë makinë.

Përjashtim nuk përbëjnë as çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Kjo e fundit ka deklaruar një makinë me vlere 35 mijë euro, por lëviz me makina lukzose dhe të blinduara, Ilir Meta lëviz gjithashtu me makina, të cilat nuk dihet se në pronësi të kujt janë.

Makinat e Berishës, Ramës, Metës, Bashës, Veliaj dhe Kryemadhit konfirmojnë se si krimi dhe korrupsioni ka kapur krerët e shtetit dhe politikës në Shqipëri. / Pamfleti