Nuk është Ali Baba me 40 hajdutë, por është Kuvendi i Shqipërisë me 40 këshilltarë, të cilët paguhen me paratë publike gjoja për të këshilluar kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla dhe deputetët milionerë që janë kapur nga oligarkët, monopolet, mafia e miellit, qumështit dhe grabitqarët e pasurive publike.
Ironia qëndron në faktin se si këshilltar në Kuvend paguhet edhe profesori Paskal Milo, ndërkohë që Kuvendi drejtohet nga një personazh si Lindita Nikolla, me mesatare 5.9, të cilën Edi Rama e bëri edhe ministre të Arsimit. Skandali i këshilltarëve parazitë në Kuvendin e Shqipëri del në pah pas publikimit të listës së pagave.
Mes emrave të 40 këshilltarëve qokaxhinj që paguhen me paratë e shqiptarëve figuron edhe Kosta Barjaba, akademiku i arrestuar në SHBA për vjedhje. Me sa duket, Barjaba e këshillon Lindita Nikollën si të kapë ndonjë dorë parash me tenderat e Kuvendit. Me tyre është edhe ish kreu i Gardës, ish deputeti dhe ish drejtori i burgjeve, Arben Çuko, i arrestuar më parë në kuadër të dosjes për grupin e kokainës së Hasit, për ryshfet, për leje dhe transferim të të dënuarve, por më pas u lirua nga gjykata. Mes këshilltarëve janë edhe ish deputeti Ervin Koçi si dhe Knut Fleckenstein.
Pjesa tjetër janë personazhe anonimë, por që marrin pagën si këshilltarë për shkak të lidhjeve politike, klienteliste dhe familjare me deputetë dhe qeverinë e Bablokut. Numri i pazakontë i këshilltarëve tregon edhe një herë degradimin e shtetit shqiptar, si një organizëm që thith paratë publike për të paguar një rreth të madh klientësh dhe qokaxhinjsh.
Askush nuk ka turp para shqiptarëve, askush nuk skuqet, askush nuk ndërmerr një veprim reflektimi. Më i frikshëm është reagimi i papërgjegjshëm i Edi Ramës, njeriut që mban sot peshën kryesore të përgjegjësisë për degjenerimin e administratës dhe përdorimin e buxhetit të shtetit për të mbajtur në zyrat e shtetit njerëzit e deputetëve, drejtorëve dhe ushtrinë e militantëve.
Këshilltarët në Kuvend
Paskal Milo
Arben Çuko
Ervin Koçi
Kosta Barjaba
Knut Fleckenstein
Kledia Haska
Malvin Kaçaj
Ervis Mateli
Alda Milo
Besi Londo
Adela Sollaku
Eva Guri
Elerta Shanaj
Ina Jano
Nivini Lekaj
Holta Nika
Ela Nikaj
Marlind Myftiu
Edlira Rama
Iva Seseri
Xhilda Pinci
Manjola Merlika
Gazmend Bici
Eriola Tafaj
Andi Nano
Ervina Domi
Eglantina Jera
Almida Kondakçiu
Artan Banushi
Genc Pecani
Luan Zhuzhi
Eraldo Xhani
Odeta Berberi
Navi Noka
Nadja Buka
Kesiana Rusi
Ilir Barjaba
Denis Gila
Mimoza Arbi
Muhamet Bela