Merr të tjera përmasa shthurja dhe degradimi i Gjykatës së Elbasanit, sot emblemë jo vetëm e korrupsionit, por e orgjive, turneve erotike, intrigave dhe përleshjeve mes gjyqtareve dhe sekretareve për bandillët.
Hamshori ‘Bujari i Zi’ që lëkundte zyrën me ndrikullat e gjykatës, që trazoi kolegët me zhumra dhe ofshama dhe që shpëtoi pa iu vardisur vetëm roja i gjykatës, nuk është i vetmi protagonist i bëmave seksuale në Gjykatën e Elbasanit.
Një grup vëzhgimi i autorizuar nga prokuroria ka kapur në flagrancë gjyqtarin e Elbasanit Z. Sh., me një vajzë të moshës 17 vjeçe, në një nga dhomat e hotelit buzë rrugës së vjetër Elbasan-Metalurgjik.
‘Prapaskena’ ka konfirmuar skandalin duke parë një dosje të prokurorisë, me burime nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si dhe duke iu referuar një dosje të zezë të shërbimeve sekrete për veprimtarinë e gjyqtarit Z. Sh.
Po si ra grupi i vëzhgimit policor në gjurmët e gjyqtarit?
Sipas dosjes, prokuroria kishte regjistruar një procedim penal për një grup që ushtronte aktitet në fushën e trafikut të drogës.
Gjatë hetimit, për të provuar aktivitetin kriminal, ky grup u vendos nën përgjim dhe vëzhgim në terren. Njëri nga anëtarët e grupit ishte shoku i gjyqtarit Z. Sh.
‘Prapaskena’ mëson se nga përgjimi u zbulua se grupi kriminal u ofronte njerëzve të drejtësisë jo vetëm para, por edhe femra për t’i mbajtur nën kontroll dhe t’i përdorur më pas për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë.
Miku i gjyqtarit, i ofron këtij të fundit disa femra për shërbime seksuale, mes të cilave edhe një vajzë 17 vjeçe.
Femrat liheshin në një hotel të caktuar në pritje të gjyqtarit dhe peronazheve të tjerë në drejtësi.
Sipas dosjes, gjyqtari Z. Sh., ndonëse i moshuar, zgjedh 17-vjeçaren, kryerja e marrëdhënieve eksuale me të cilën përbënte vepër penale, për shkak të moshës nën 18 vjeç, kufi i përcaktuar në legjislacionin penal.
Pas koordinimit në telefon mes anëtarit të grupit të drogës dhe gjyqtarit, vajza dërgohet në hotelin buzë rrugës Elbasan-Metalurgjik në pritje të gjyqtatit Z. Sh.
Gjyqtari lëshon çekiçin e drejtësisë dhe turret për tek hoteli, për t’u argëtuar me 17-vjeçaren. Grupi i vëzhgimit ka dokumentuar të gjitha lëvizjet.
Ana tjetër e skandalit konsiston në mënyrën se si gjyqtari Z. Sh. i shpëtoi procedimit penal dhe ndëshkimit ligjor, si shumë kolegë të tij të përfshirë në afera seksuale dhe korruptive.
Natyrisht që gjyqtari Z. Sh. nuk kishte asnjë shans të kalonte Vetingun. Ai ia mbathi nga drejtësia pa zhurmë, ndërsa sot shijon paratë që bëri me çekiçin e korrupsionit.
Në vijim detaje se si i gjyqtari Z. Sh. i shpëtoi procedimit penal dhe shkarkimit, ish zyrtarët e implikuar dhe të dhëna të tjera befasuese nga dosja Z., e cila nuk është e vetmja.