Sali Berisha pretendon se Lulzim Basha i kërkonte mbasadores amerikane Yuri Kim që të dilnin të bisedonin në ballkon, pasi Berisha kishte vendosur përgjues kudo në zyrën e Bashës.
Sipas Berishës Basha e denonconte për çdo gjë tek Yuri Kim.
“Mua më është thënë muaj më parë nga Uashingtoni që më parë se Lulzim Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha dhe unë jam në kontroll të njerëzve të tij.
Më kanë thënë edhe burime të brendshme më vonë se e ka bërë këtë denoncim. Madje shkoi gjer në atë shkallë sa i thoshte se duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues,” -u shpreh Berisha.