Pas reshjeve të shumta, shpërthejnë dy diga, humbin jetën 18 persona

Pa Kategori

Publikuar: 27/12/2021

Pas reshjeve të shumta, shpërthejnë dy diga, humbin jetën 18 persona

Pas disa javësh shiu të dendur që pushtuan lumenjtë tashmë të fryrë, dy diga në shtetin Bahia të Brazilit shpërthyen dhe përmbytën qytetet përreth.

18 persona kanë humbur jetën dhe 286 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në verilindje të Brazilit.

Mbrojtja civile ka shpallur 72 qytete në gjendje të jashtëzakonshme me një popullsi prej më shumë se 15 milionë banorësh.

Në qytetin e Itabuna, banorët mund të shiheshin duke përdorur gomone dhe kanoe për të ofruar furnizime te fqinjët.

Dëmet janë të pallogaritshme. Shtëpi plotësisht të shkatërruara, rrugë të përmbytura dhe makina të mbuluara plotësisht nga uji.

Autoritetet në zonën e prekur po hasin vështirësi me strehimin e personave të evakuuar.