Prapaskena

Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon Metën ja kush e zëvendëson

Publikuar: 27/12/2021

Në fund të janarit apo mes shkurtit 2022 pritet që Gjykata Kushtetuese të japë vendim lidhur me presidentin Ilir Meta.

Por a ka menduar maxhoranca për një emër të ri për president?

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla la të qartë të kuptohet se në rast se Gjykata Kushtetuese merr vendim për shkarkimin e tij, nuk do të ketë një emër për tu ulur në vendin e tij, por nuk do të ketë as vakum institucional deri në korrik të 2022 kur mbaron dhe mandati i presidentit Meta.

“Lidhur me përfundimin e mandatit 5 vjeçar në fillim të muajit prill kuvend hyn në afatet e zgjedhjes së presidentit. Nëse do të kemi ndërprerje të parakohshme Kushtetuta ka përcaktuar se kush kryen detyrat e presidentit gjatë kohës që vendi ka një president të shkarkuar. Vakum instituiconal nuk do të ketë.”

Çfarë thotë Kushtetuta?

Neni 91

“Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

Referuar këtij neni do të jetë Lindita Nikolla e cila do të ushtrojë kompetencat e presidentit Meta.

Presidenti është shkarkuar nga maxhoranca në kuvend por i takon Gjykatës Kushtetuese të thotë fjalën e fundit.



Më të lexuarat